Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë me të cilën i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të përcaktojë detyrimet e shteteve në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pra një opinion ligjor që do t’i detyronte vendet të shtrëngonin masat për këtë qëllim.
Rezoluta që kërkon një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arriti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas një fushate katërvjeçare të udhëhequr nga Republika e Vanuatu, raporton Reuters.
Kryeministri i Vanuatu Ismael Kalsakau vlerësoi se rezoluta dhe opinioni këshillues “do të ketë një ndikim të fortë dhe pozitiv në mënyrën se si ne përballemi me ndryshimet klimatike dhe mbrojmë brezat aktualë dhe të ardhshëm”./FolDrejt/