Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka përsëritur sot se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi anglez, i cili akuzohet për shkelje të fair play-it financiar, raportojnë mediat britanike.
Guardiola thirri drejtuesit e Premier League dhe disa klube angleze të futbollit, të cilët në vitin 2020 kërkuan përjashtimin e Manchester Cityt nga Champions League për shkak të shkeljes së “fair play”-it financiar.
Mediat britanike kujtojnë se Manchester City kishte një ndalim prej dy vitesh për të marrë pjesë në kompeticionet evropiane të klubeve që u anulua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në vitin 2020, pasi UEFA vendosi se klubi kishte kryer “shkelje serioze” të rregulloreve financiare të “fair-play”-it. që nga viti 2012 deri në vitin 2016, transmeton Fol Drejt.