Gazetari turk Burhan Can Terzi njoftoi se Ilkay Gündogan (33-vjeçar) dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të nënshkruajë për Galatasaray në të ardhmen e afërt. Ai pohoi se mesfushori me përvojë planifikon të përfundojë karrierën e tij në gjigantët turq dhe se përfaqësuesi i tij është takuar tashmë me drejtuesit e Galatasaray. Megjithatë, agjenti i Gündogan, Ilhan e mohoi historinë.
“Historia që u shfaq për Ilkay nuk është e vërtetë. Dua të theksoj se nuk jam takuar me askënd nga Galatasaray unë dhe Ilkay. Nuk e kuptoj nga erdhi ky informacion. Ilkay është i lumtur në Barcelonë dhe i fokusuar në arritjen e qëllimeve të tij”, ka thënë agjenti i Gündogan, raporton Mundo Deportivo.
Gündogan mbërriti në Barcelonë nga Manchester City si lojtar i lirë këtë verë. Ai është futbollisti i parë i klubit katalanas, për të cilin ka bërë 17 paraqitje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asistime. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025, me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër.
Gündogan ka lindur në Gelsenkirchen dhe ka 71 paraqitje dhe 18 gola për kombëtaren gjermane.
Sipas Transfermarkt, në rininë e tij ai luajti për SV Hessler 06, Schalke, SSV Buer dhe Bochum. Si profesionist, ai luajti në Nürnberg dhe Borussia Dortmund. /FolDrejt/