Kryeministri socialist spanjoll Pedro Sánchez fitoi sot një mandat të ri katërvjeçar, duke i dhënë fund një bllokimi politik katër mujor në Madrid, raporton “Politico”.
Ai fitoi shumicën e votave në parlamentin me 350 vende – 179 deputetë mbështetën Sanchezin si kryeministër. Në favor të tij votuan të shtatë deputetët e partisë separatiste katalane Junts. /FolDrejt/