Gunther Fehlinger, i cili është kryetar i Këshillit Atlantik të Austrisë, ka propozuar që Kosova dhe BE-ja ta shpallin Listën Srpska organizatë terroriste pas publikimit të pamjeve nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se aty shihet që pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës ishte edhe nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radojiçiq.
“I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që të shpallin Listën Srpska organizatë terroriste”, ka shkruar Fehlinger në X, ish Twitter.
I call EU and Kosovo 🇽🇰 to declare @srpskalista a terrorist organization @ManfredWeber @RobertaMetsola @guyverhofstadt @gahler_michael https://t.co/xL3xq3or3V
— Gunther Fehlinger-Jahn (@GunterFehlinger) September 26, 2023
Pamjet gjatë ditës i ka publikuar ministri Sveçla, ku ndër të tjerë, shihet edhe krimineli Radojiçiq.
“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ministri Sveçla.