Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pas një takimi që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjen e 24 shtatorit.
Hovenier tha se disa gjëra dihen dhe disa të tjerë duhet të merren vesh për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator kundër Policisë së Kosovës që la të vrarë policin Afrim Bunjaku.
“Shërbimet e sigurisë të SHBA-së janë duke punuar ngushtë me shërbimet e sigurisë të Kosovës dhe partnerët e tjerë për të kuptuar mirë atë çka ka ndodhur dhe motivet”. /FolDrejt