Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha sot se OKB-ja nuk ka ndonjë informacion të pavarur se si u hodh në erë hidrocentrali Kahovka në lumin Dnieper, por ai tha se ishte “një tjetër pasojë shkatërruese e pushtimit rus të Ukrainë.”
“Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike civile duhet të ndalen. Ne duhet të veprojmë për të garantuar respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha Guterres, sipas Reuters.
Ai deklaroi se bombardimi i hidrocentralit është “një fatkeqësi e madhe humanitare, ekonomike dhe ekologjike”./FolDrejt/