Një akt bamirësie është raportuar se ka ndodhur në Lipjan, me ç’rast një qytetar ka gjetur një portofol në rrugë, të cilin e ka dorëzuar në polici.
Policia, e cila ka vlerësuar lart aktin e qytetarit, ka thënë se shuma e parave dhe dokumentet personale që janë gjetur në portofol i janë kthyer pronarit.
“Qytetarët vazhdojnë ta kenë policinë adresë të parë
Sot në stacionin policor në Lipjan, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol (të gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./FolDrejt/