Perspektivat për arritjen e paqes në Ukrainë janë në rënie, ndërkohë që gjasat për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit po rriten, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, duke shprehur frikën se bota po rrëshqet në një luftë në shkallë më të gjerë.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme për prioritetet e tij për vitin 2023, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se planeti ka nevojë për paqe në përputhje me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.
“Kam frikë se bota po hyn në një luftë më të gjerë. E bën këtë me sytë hapur”, tha Guterres, transmeton Fol Drejt.