Sulmuesi i Coventry-t, Viktor Gyokeres është në prag të bashkimit me Sportingun e Lisbonës, sipas raportimeve në Portugali, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Sportingu është vendosur të paguajë 20 milionë euro për sulmuesin me një potencial prej 4 milionë eurosh shtesë.
Gyokeres, 25 vjeç, ishte golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat sezonin e kaluar – duke shënuar 21 gola – pasi Coventry përfundoi i pesti, por humbi kundër Luton në finalen e play-off.
Thuhet se ai ishte një objektiv i Evertonit./FolDrejt/