Vendimi i Francës për të dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë është i gabuar dhe plot pasoja për palën ukrainase, tha sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se mbetet të shihet se cili është diapazoni, transmeton RIA Novosti.
“Nga këndvështrimi ynë, ky është një vendim i gabuar, plot pasoja për palën ukrainase, sepse sigurisht që do të na detyrojë të marrim kundërmasa”, tha Peskov, transmeton RIA Novosti./FolDrejt/