Ambasadori i UFC-së dhe miku i madh i ish-kampionit Habib Nurmagomedov, Hasbula Magomedov (20-vjeçar) është arrestuar në vendlindjen e tij në Dagestan për shkelje të rregullave të trafikut, shkruan Marca.
Gjegjësisht, një i ri rus dhe një grup shokësh kanë kryer shkelje të shumta të drejtimit të automjetit gjatë një festë martese dhe dyshohet se kanë bllokuar rrugën kryesore për të blerë donuts.
“Nuk do të ndodhë më. Djema, më falni. Ne duhej të përgjigjenim në polici dhe unë nuk isha në timon”, tha Hasbula.
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme në Dagestan dënoi festën e të famshmit Hasbula dhe miqve të tij.
“Festa e shfrenuar e dasmës në Dagestan është e njohur për shumë përtej kufijve të republikës. Në mungesë të formave të tjera të argëtimit, një opsion i tillë primitiv është ende jashtëzakonisht i popullarizuar. Bllokimi i rrugës për përdoruesit e tjerë të rrugës, djegia e gomave, përplasja e makinave dhe shume gjera te tjera qe ne fakt nuk kane asnje lidhje me festimin. Te gjithe pjesemarresit e ‘emocioneve te dasmes’ sic e quanin veten e tyre jane derguar ne polici dhe ne lidhje me to punonjesit e Inspektoriatit Shteteror Rrugor të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit përpiluan protokolle administrative për të gjitha shkeljet”, thuhet në deklaratën e MPB-së atje.
Hasbulla has been arrested alongside his friends in Dagestan, Russia for violating traffic laws. 😳
pic.twitter.com/ckuIHHXg3Y— No Jumper (@nojumper) May 9, 2023
Kujtojmë që Hasbula ka gati 9 milionë ndjekës në Instagram dhe është mik i ngushtë me Habibin Nurmagomedovin, transmeton Fol Drejt.