Një person ka humbur jetën si pasojë e përfshirjes në një aksident trafiku në fshatin Baicë të Istogut.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Deri te aksidenti ka ardhur derisa vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën dytёsore tё fshatrave Staradran-Banjё, saktёsisht nё fshatin Baicё-Istog, i njëjti duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugёs, humbi kontrollin e doli nga rruga, duke pёsuar lëndime tё rёnda trupore.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se i lënduari ishte dërguar me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion./FolDrejt/