Erling Haaland, sulmuesi 22-vjeçar i Manchester City-t, dihet se i pëlqen veshjet luksoze, udhëtimet dhe makinat. Ai tërhoqi vëmendjen e publikut anglez kur mbërriti në stërvitjen e kampionëve të Anglisë me makinën e fundit. Është një Rolls-Royce Cullinan.
Çmimi i veturës së përmendur është rreth 320 mijë euro. Megjithatë, ky është problemi më i vogël për Haaland, i cili në baza javore fiton diçka më pak se një milion euro, më saktë rreth 985 mijë. Mediat lokale vunë re se Haaland e fitoi makinën luksoze në vetëm tre ditë.
Kjo nuk është makina e vetme në garazhin e tij. Ai më parë është parë duke vozitur një Audi RS 6 Avant dhe një Range Rover Sport, ndërsa gjatë karrierës së tij në Borussia Dortmund ka vozitur një Mercedes-AMG GLE Coupe që kushton rreth 100,000 euro, transmeton Fol Drejt.