Njëzet e një persona humbën jetën në një zjarr në një spital në kryeqytetin kinez, Pekin, raportoi sot Pekin Daily.
Zjarri shpërtheu rreth orës 12:57 me orën lokale (3:57 CET) dhe u shua rreth orës 13:30, raportoi Reuters.
Pasi ekipi i urgjencës mbërriti në vendin e aksidentit në krahun lindor të spitalit të Pekinit Changfeng, operacionet e shpëtimit evakuuan gjithsej 71 persona dhe i transferuan për trajtim./FolDrejt/