Erling Haaland ka thyer tashmë rekordin e Sergio Agueros! Askush në historinë e Mançhester Cityt nuk ka shënuar më shumë se 26 gola në një sezon të Premierligës angleze dhe për këtë futbollistit norvegjez iu deshën vetëm 24 paraqitje në mesin e elitës angleze për të arritur rekordin.
Ai bëri 33 paraqitje për Cityn në të gjitha garat, duke shënuar 33 gola dhe 4 asistime. Haaland është gjithashtu në garë për rekordin e golave në një sezon në Premier League. Arritja është në pronësi të një ish-anëtari të Newcastle , Andy Cole në sezonin 1993/94, i cili shënoi 34 gola. Haaland ka vetëm shtatë gola më pak për të arritur barazimin, dhe kanë mbetur edhe 13 raunde para fundit të sezonit për Manchester Cityn. Kampionët në fuqi aktualisht janë në vendin e dytë të tabelës.
Skuadra e trajnerit Pep Guardiola është dy pikë prapa Arsenalit, i cili ka luajtur më pak ndeshje deri më tani dhe do të jetë në gjendje të rrisë epërsinë deri në pesë pikë. Nuk duhet harruar se dy skuadrat do të takohen sërish në kampionat para përfundimit të sezonit. Ndeshja do të zhvillohet në fund të muajit prill dhe do të mbahet në stadiumin Etihad të Manchesterit. Pas kësaj, do të mbeten vetëm pesë ndeshje për të dy skuadrat, transmeton Fol Drejt.