Trajneri argjentinas theu një rekord që vështirë do ta thyejë ndonjë trajner në La Ligën spanjolle për një kohë të gjatë.
Përveç kësaj, ai ka 11 vite që ulet në pankinën e klubit nga bardhekuqtë e Madridit.
Atletico Madrid barazoi kundër rivalit të qytetit, Real Madrid. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, por ishte një takim rekord për trajnerin Diego Simeonen. Trajneri argjentinas ulet në pankinën e Atletico-s për të njëmbëdhjetin vit dhe e drejtoi klubin në La Liga në 425 ndeshje! Një rekord pothuajse 50-vjeçar u thye, askush tjetër nuk ka drejtuar një klub të vetëm në Spanjë në kaq shumë ndeshje.
Kohët e fundit, Simeone është kritikuar për mos arritjen e rezultateve të pritura, por shpesh kritikuesit harrojnë se ku ishte Atletico para ardhjes së ‘El Chol’, gjë që ndryshoi tërësisht imazhin e klubit. Para ardhjes së tij, Atletico ishte paraqitur në Ligën e Kampionëve vetëm tetë herë në historinë e tij, Simeone e kishte udhëhequr tashmë nëntë herë në garën evropiane.
Ai fitoi dy herë titullin e La Ligës me Atleticon (2013/14 dhe 2020/21), ku më parë ata nuk ishin bërë kampionë që nga viti 1995. Simeone fitoi dy herë titullin e Europa Leagues, udhëhoqi Atleticon në finalen e Champions Leagues dy herë, fitoi dy Superkupa Evropiane dhe një herë u bë kampion i Kupës së Spanjës. Në të gjitha garat, Atleticon e ka udhëhequr tashmë në 613 ndeshje, transmeton Fol Drejt.