Një ndër diasporat më të fuqishme të shqiptarëve, ajo në SHBA, së shpejti do pajiset me një shkollë shqipe.
Do quhet “Children of the Eagle” në Bronks të Nju-Jorkut. Aktivitetin e saj ajo do e fillojë nga tetori, informon foldrejt.com.
Nxënësit do të jenë të pranishëm fizikisht ose online për të ndjekur orën e mësimit, sipas mundësive dhe kërkesave qeveritare.
Shkolla e Trashëgimisë Shqipe “Children of the Eagle” vepron në dy qendra në Nju-Jork të SHBA-së.
Për të mbështetur mësimdhënien në shkollat shqipe në SHBA, Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar falas 725 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues, të cilat tashmë kanë mbërritur te mësuesit e atjeshëm./Foldrejt.com