Në kohën kur shtetet e rajonit kanë filluar mësimin me prezencë fizike, është shteti i Maqedonisë së Veriut që mendon një sistem të kombinuar, por kryesisht online të mësimit. Interesante është se programi i mësimit online në tërë shtetin e Maqedonisë së Veriut po bllokohet herë pas here, informon foldrejt.com. Kjo ndodhën vetëm pak ditë përpara se do fillojë mësimi në 1 tetor.
Dy shkolla të Dibrës kundërshtojnë vendimin e ministrisë
Sa i takon qytetit të Dibrës, që ka dy shkolla fillore dhe një shkollë të mesme, pavarësisht se Ministria e Arsimit ka vendosur që mësimi të mbahet online, SHF “Penestia” dhe Gjimnazi “28 Nëntori” kanë kundërshtuar vendimin me pretekstin se kanë kushte sanitare dhe mundësi për mësim fizik.
“I dëshpëruar: Plotësim i çdo kushti me kujdes pikë pas pike me kërkesat si nga MASH , komisioni shëndetësor , nga inspektoriati i arsimit ,MSH,dhe përfundimi : mësim online në SHMK “28 Nëntori”.
-“Ju e dini më mire,” shkruan drejtori i gjimnazit Dibër, z.Ramadan Imeri.
Në anën tjetër SHF “Said Najdeni” nuk ka kundërshtuar vendimin dhe në këtë shkollë, mësimi do mbahet online! Kjo pasi në këtë shkollë nuk ka ujë 24 orë dhe nuk mendojnë se mund t’u përmbahen protokolleve të ministrisë.
Këshilli Komunal mbështet vendimin e dy shkollave
Me dhjetë vota pro dhe 4 abstenim, Këshilli Komunal Dibër ka aprovuar kërkesën e SHF Penestia dhe gjimnazit “28 Nëntori”, për ta shqyrtuar edhe njëherë vendimin ministria për mësim fizik në këto shkolla.
Kjo nuk vlen për klasët e para, dyta dhe të treta që do mbajnë mësim fizik në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Pas gjithë kësaj, lindën pyetja, se çfarë kushte kanë nxënësit dhe mësimdhënësit për mësim online, edhe sikur ky sistem të ishte i suksesshëm nga vjet?/Foldrejt.com