Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngritur lart rolin që ka diaspora për ndërtimin e shtetit të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Këto vlerësime Haradinaj i ka bërë gjatë takimit me kryetarin e degës së AAK-së në Austri, Miftar Kastratin, bashkë me dy bashkëpunëtorë z. Hysen Krasniqi dhe z. Fatmir Berisha.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka bërë me dije se kanë diskutuar për aktivitetet dhe organizimin e Aleancës në Austri.
“I përgëzova për punën e mirë që po e bëjnë bashkërisht në forcimin e Aleancës në diasporë dhe i urova suksese në vitin 2023.
Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona. Roli i saj vazhdon të jetë i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj./FolDrejt/