Shefi i Mbrojtjes së Letonisë, gjeneral-lejtënant Leonids Kalnins, ka komentuar incidentin në pjesën veriore të Kosovës, ku u përfshinë edhe ushtarët letonë, në drejtim të të cilëve dyshohet se u qëllua me armë.
Kalnins, në një intervistë për Baltic Times, ka thënë së sipas tij, qëllimi i gjuajtësve ishte zvogëlimi i aktiviteteve të ushtarëve letonë.
Megjithatë, pavarësisht incidentit ndaj ushatarëve letonë, Kalnins nuk beson se niveli i kërcënimeve ndaj paqeruajtësve të shtetit të tij është rritur ndjeshëm.
“Sidoqoftë, ky është një mision paqeruajtës, ka dy palë konfliktuale dhe incidente të tilla mund të priten edhe në të ardhmen”, ka thënë Kalnins.
“Qëllimi ynë është të kryejmë detyrat tona në tërësi së bashku me aleatët tanë. Një incident i tillë nuk mund të na frikësojë të kuptojmë se ku do të ndalonim papritmas përmbushjen e misionit tonë. Mendoj se qëllimi i gjuajtësve ishte të zvogëlonte aktivitetet tona midis dy palëve në konflikt. Detyra e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) është të zbusë tensionin. Me shumë mundësi, një nga objektivat e këtij provokimi ishte heqja e blloqeve të rrugëve, në mënyrë që njerëzit të lëviznin më lirshëm”, ka shtuar ai./FolDrejt/