Në zhvillimet e fundit midis qeverisë dhe sektorit arsimor pas grevës dhe mosekzekutimit të pagave të shtatorit, në seancën që po zhvillon Kuvendi i Kosovës, ka folur edhe Ramush Haradinaj, i cili i ka cilësuar mësuesit si engjëj.
Ai ka thënë se ata janë engjëjt tanë dhe sit ë tillë nuk është dashur të vijnë në mesin e një lufte politike në Kosovë, madje sipas tij nuk është e logjikshme që ata të lihen vetëm në këtë kohë, transmeton Fol Drejt.
“Edhe mësuesit janë engjëjt tanë. Nuk është dashur ata të vijnë në mesin e luftës sonë politike. S’ka logjikë me i lënë ata vetëm në këtë kohë”.
“I bëj thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të mos lejojnë të na vijë puna deri në këtë shkallë. Mos të na thyhen shtizat në këtë temë”, ka thënë Haradinaj.
E krahas mësimdhënësve, Haradinaj i ka quajtur engjëj edhe ish-deputeten Krasniqi e deputeten Saranda Bogujevci./FolDrejt/