Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Financave, bëhet e ditur se sot pritet që të ekzekutohen pagat, si paradhënie për orët që duhet të zëvendësohen.
Ministria e Financave paraprakisht u ka kërkuar komunave që t’i rikonfirmojnë listat e pagave të mësimdhënësve, në mënyrë që të procedohet me paradhënie, transmeton Fol Drejt.
“Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftimin e ministries.”, bëhet e ditur në njoftim./FolDrejt/