Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Avdyl Gjevlukaj, në Pejë, me ç’rast ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen shqiptare.
Kështu ka njoftuar Haradinaj në një postim në facebook, duke ngritur lart njëkohësisht kontributin e familjeve atdhetare, të cilat sipas Haradinajt e kanë mbajtur gjallë atdheun dhe shpresat e popullit shqiptar për liri me breza të tërë.
“Sot kisha nderin të vizitoj familjen e Avdyl Gjevukaj, në Pejë. Avdyli i takon gjeneratës së të burgosurve politikë të viteve 60-ta, ku si shumë intelektualë të asaj kohe u angazhua në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të shtypur në ish-Jugosllavi.
Me këtë rast, i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen shqiptare.
I urova shëndet dhe e falënderova për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj në facebook./FolDrejt/