Mbretëria e Bashkuar po konsideron furnizimin e Ukrainës me tanke britanike për herë të parë për të luftuar forcat pushtuese ruse, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Diskutimet po zhvillohen “për disa javë” për dërgimin e një numri të tankeve kryesore të betejës Challenger 2 të Ushtrisë Britanike tek forcat e armatosura ukrainase, tha një burim.
Një veprim i tillë do të shënonte një hap të rëndësishëm në mbështetjen perëndimore për Ukrainën dhe mund të ndihmonte që aleatët e tjerë të NATO-s, veçanërisht Gjermania, të ndiqnin shembullin./FolDrejt/