Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përmendur tri objektiva, të cilat sipas tij Kosova duhet t’i arrijë që në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, transmeton Fol Drejt.
“E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;
Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;
Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit!/FolDrejt/