Sot, më 20.03.2023, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri kanë pranuar informacione relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit, transmeton Fol Drejt.
Njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arritur që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi/prova materiale: dy armë të gjata me dyqind e tetë fishekë, dy pushkë ajrore, dy kuti me sfera të pushkës, një revole e tipit zastava, dy karikatorë, tetëmbëdhjetë fishekë.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./FolDrejt/