Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Lezhë.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi në facebook, i cili ka njoftuar se ka qëndruar për ngushëllime në familjen Malutaj nga Iballa, pas ndarjes nga jeta të zonjës Katrina.
“Sipas traditave shqiptare që shekuj me radhë mbajtën bashkë popullin tonë, isha sot në Lezhë për ngushëllime në familjen Malutaj nga Iballa, pas ndarjes nga jeta të zonjës Katrina.
Ndajmë dhembjen me familjen Malutaj dhe mbarë iballasit!”, ka shkruar Haradinaj./FolDrejt/