Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 39-vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj u shpreh se Malaj e Berisha të parët u nisën me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare.
“Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim.
Sot, në 39-vjetorin e rënies, i kujtojmë si heronj që u shndërruan në shembullin më të mirë të dashurisë për Atdheun, në motiv për ecje përpara deri në çlirimin e Kosovës.
Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj tutje për dy heronjtë./FolDrejt/