Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj ka treguar se temë diskutimi qenë zhvillimet e fundit në vend, sidomos situata e sigurisë në Republikën e Kosovës.
“Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës.
Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë”, është shprehur Haradinaj./FolDrejt/