Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me z. Adi Muzurovic, drejtor për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC).
Gjatë këtij takimi me Muzurovic, Haradinaj ka theksuar rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë perspektivës euroatlantike të Kosovës për Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin e saj në NATO.
“Theksova urgjencën e arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohje dhe domosdoshmërinë e rolit amerikan në arritjen e kësaj marrëveshje.
Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces”, tha Haradinaj për këtë takim./FolDrejt/