Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.
Siç njofton Hoti, gjatë këtij takimi u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë”, ka thënë Hoti./FolDrejt/