Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se është takuar me shefin e ri të Eulex-it, Giovanni Pietro Barbano.
Haradinaj, ndër të tjera, ka thënë se ka biseduar me shefin e ri të Eulex-it, për sfidat me të cilat po përballet aktualisht Kosova, për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me Eulex, dhe asistencën që ky i fundit mund të japë në kapërcimin e këtyre sfidave, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i plotë i kryetarit të AAK-së:
Sot e kemi pritur në takim shefin e ri të Eulex, z. Giovanni Pietro Barbano, të cilin e uruam për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.
Z. Barbano, i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin për rolin konstruktiv që ka pasur Eulex në të gjitha fushat, me theks të posaçëm në fushën e rendit dhe të ligjit.
Natyrisht, me z. Barbano biseduam për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova, si dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me Eulex, dhe asistencën që ky i fundit mund të japë në kapërcimin e këtyre sfidave.