Kai Havertz ka pranuar të vazhdojë karrierën e tij në Arsenal, ka njoftuar Fabrizio Romano. Pritet një ofertë zyrtare dhe Chelsea do të kërkojë gati 90 milionë euro, me faktin se ai është gati të negociojë.
Havertz fillimisht kërkohej nga Real Madridi këtë verë, i cili e pa sulmuesin gjerman si zëvendësues për futbollistin Karim Benzema. Megjithatë, Madridi ka kundërshtuar kompensimin që Chelsea kërkon për të.
Havertz ka edhe dy vite të tjera në kontratën e tij dhe ai mbërriti në Chelsea në verën e vitit 2020 nga Bayer Leverkusen për 80 milionë euro. Në 139 paraqitje për klubin londinez, ai shënoi 32 gola, më i rëndësishmi prej të cilëve konsiderohet ai në fitoren 1:0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve dy vjet më parë. Këtë sezon, Havertz shënoi nëntë gola dhe dha një asistim në 47 paraqitje.
Kujtojmë se aktualisht lojtari më i shtrenjtë i Arsenalit është Nicolas Pepe, të cilin klubi londinez e pagoi Lille për 80 milionë euro në vitin 2019. Havertz mund të thyejë rekordin e Arsenalit, transmeton Fol Drejt.