Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot se ka pak shanse për të vendosur paqen në Ukrainë, sepse Perëndimi, mbi të gjitha SHBA, dëshiron të mposhtë Rusinë dhe e sheh Kievin si një mjet për të arritur këtë qëllim.
Në një intervistë për gazetën italiane Libero, ai deklaroi se Evropa, me përjashtim të Hungarisë, hesht sepse askush nuk dëshiron të sfidojë Uashingtonin, sepse kushdo që nuk pajtohet me presidentin amerikan, Joe Biden, cilësohet si “putinist”.
“Megjithatë, shumica e heshtur pajtohet me mua dhe jam i bindur se disponimi do të ndryshojë brenda disa muajsh. Unë tashmë i shoh shenjat e para për këtë”, tha Orban, përcjell Fol Drejt.