Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se përcaktimi i çmimit tavan ka efekt që t’ia lëvizë kapakun e kokës qytetarëve.
Ai i ka kërkuar Qeverisë që ta ndjekë të njëjtin shembull të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka kritikuar çmimet tavan duke thënë se me to qytetarët varfërohen, bizneset rëndohen e rriten të hyrat për shtetin.
“Qeveria e ka ulur TVSH-në në Maqedoni të Veriut dhe shteti e ka përcaktuar marzhën e fitimit, por ju s’po doni ta bëni këtë, ju po doni vetëm ta përcaktoni çmimin tavan, qeveria t’i mbledh të hyrat për vete, atje varfërohet qytetari, rëndohet biznesi e rriten të hyrat për shtetin” – ka thënë Haxhiu./FolDrejt/