Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se furnizimet me armë të Bashkimit Evropian për Kievin e kanë bërë bllokun palë në konflikt.
Ministria shtoi se vendet që pompojnë Ukrainën me armë ishin “sponsorizues të terrorizmit”, shkruan SkyNews.
Në një konferencë në Moskë, zëdhënësja Maria Zakharova përsëriti kritikat e Rusisë ndaj Perëndimit për dërgimin e miliarda dollarëve të armëve të avancuara në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të mbrohet.
Ndërkohë, anëtarët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për masa të reja kundër Iranit lidhur me furnizimin e tij me dronë në Rusi.
“Ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve që furnizojnë dronët iranianë që goditën Ukrainën”, tha presidenca çeke e BE-së në një postim në Twitter.
“Shtetet e BE-së vendosën të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për dërgesat me drone (dhe) janë gjithashtu të përgatitura për të shtrirë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që tashmë janë paraqitur në një listë të mëparshme sanksionesh”./FolDrejt/