Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje u.d. i Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinakut pas deklaratës për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, përcjell Fol Drejt.
Haxhiu, me anë të një postimi në Facëbook, ka thënë se pikërisht VV-ja me eksponentët e saj bënin thirrje çdo ditë për vrasjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Faton Klinaku me deklaratën e tij është treguar i pamatur pikërisht duke i shkuar për shtati VV-së e cila që nga themelimi nxitë vazhdimisht vlla-vrasje, përçarje e shkatërrimin e shtetit.
Klinaku i paska zgju nga gjumi LVV- në se ka disa muaj janë heshtur e besa as statusa nuk kishin ftyrë me postu në rrjete sociale, nga skandalet e çdoditëshme të Qeverisë.
VV-së nuk i ka penguar as vjedhja e rrymës, as vjedhja e grurit, vajit, sheqerit, as arrestimi i sekserit Ridit e dilerit të drogës asambleistit të LVV-së Mujecit.”, ka thënë Haxhiu.
“E tash po u pengojka deklarata e Faton Klinakut, po kanë harru që pikërisht VV-ja me eksponentët e saj bënin thirrje çdo ditë për vrasjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Pse LVV-ja nuk përgjigjet cilin politikan te PDK-se ka pasë dëshirë Albin Kurti ta vriste përmes sekserit të tij Ridit?
Shumë bre hipokrita!!!”, ka shtuar Haxhiu më tej.