Pasi Real Madridi fitoi Kupën e Mbretit, kurse lojtari më i paguar Eden Hazard tha se synon të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht se nuk luan thuajse fare.
Këtë sezon ai luajti vetëm 311 minuta në nëntë ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asist në raundin e parë të fazës së grupeve të Champions League.
“Ky ishte një vit i vështirë për mua, por një vit në një klub të madh”, tha belgu për Cadena Cope gjatë festimit të trofeut.
“Kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin, si dhe me të gjithë lojtarët. Dua të luaj, por e di që është shumë e vështirë. Më duhet vetëm të punoj dhe të shpresoj”.
Hazard është lojtari më i paguar i Realit me një kontratë që i sjell më shumë se 30 milionë euro, me një vit të mbetur në kontratë. Klubi madrilen do të dëshironte ta shesë atë, por siç duket asnjë klub nuk është i gatshëm të marrë përsipër rrogën e tij të madhe, dhe lojtari belg do të ulet dhe do të mbledhë para në vend që të luajë diku tjetër për një pagë më të ulët.
“Kam në plan të qëndroj. Sigurisht që mendoj se mund të luaj më shumë, por dua ta shijoj vitin e mbetur të kontratës sime”, tha Hazard, i cili është në Real që nga viti 2019, transmeton Fol Drejt.