Liverpooli ka shënuar një tjetër fitore, ndërsa golin e ri e ka shënuar Mohamed Salah, i cili vazhdon të thyejë rekorde të klubit.
Egjiptiani shënoi golin e vetëm ndaj Brentford, i cili ishte edhe i 100-ti në Anfield. Trajneri Jurgen Klopp nuk mund të mos komentonte formën e shkëlqyer të sulmuesit të tij.
“Ky nuk është sezoni ynë, ndaj është shumë e rëndësishme kur ke një sulmues që shfrytëzon ato pak mundësi që ke. Salah ishte shumë i mirë kundër Brentford. Këtu ai rritet si futbollist dhe si person. Thjesht lëreni të vazhdojë”, tha Klopp.
Liverpool lëvizi me një pikë nga Manchester United i vendit të katërt, por ata kanë edhe dy ndeshje për të luajtur.
“Gjashtë ndeshje më parë, askush nuk donte as të mendonte se ne do të ishim këtu. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të fitojmë.”, transmeton Fol Drejt.