Një çift shqiptarësh që kanë edhe tre fëmijë sëbashku, ndodhen përpara Gjykatës së Cyrihut, pasi gruaja akuzohet se ka tentuar të vrasë burrin, shkruan nau.ch, përcjell foldrejt.com. Por pas akuzës së vrasjes, drejtësia zviverane zbulon edhe një akuzë për të dy: keqpërdorimin e ndihmës sociale, përkundër që në Kosovë burri ka pasur një pasuri të patundshme prej 170 mijë frangash.
“Luljeta A.* (53) mendon se Arsim A.* (48) ka shumë të dashura në Kosovë. Si hakmarrje, ajo ka menduar ta helmojë,” përcjell foldrejt.com. Edhepse e penduar, drejtësia helvete më pas e ka paraburgosur 53 vjeçaren, kurse Arsimin e ka të dënuar për dhunë seksuale ndaj gruas – “e ka detyruar me dhunë për marrëdhënie intime”.
Pas këtyre akuzave të rënda për çiftin, Prokuroria mendon ta dëbojë gruan për 15 vjet nga Zvicra, kurse dhjetë vjet burrin.
Zvicra i dënon rëndë akuzat për keqpërdorim të ndihmave sociale dhe dhunimin seksual, qoftë edhe ndaj bashkëshortes./Foldrejt.com