Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë pë media ka thënë se Serbia duhet dalë nga gjendja neutrale që po ruan në raport me zhvillimet në rajon.
Christopher Hill iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse qëndrimi neutral i Serbisë për agresionin rus në Ukrainë është i qëndrueshëm, duke shtuar se sulmi brutal ndaj Ukrainës dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve është krejtësisht i papranueshëm në këtë shekull, shkruajnë mediat serbe, transmeton Fol Drejt.
“Ne nuk kemi parë një zhvillim të tillë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pra, të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga 24 shkurti dhe se të gjithë duhet të mendojmë se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Hill.
“Unë nuk do të ndalem aq shumë në fjalë individuale dhe interpretimin. Ajo që është e rëndësishme është që Serbia dhe Kosova të punojnë për zgjidhjen e problemeve të ndërsjella dhe vendosjen e disa marrëdhënieve në fund të dialogut të Brukselit”, tha ambasadori amerikan.
“Unë jam një përfaqësues i qeverisë amerikane, pozicioni ynë është shumë i njohur dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla. Ju duhet të gjeni përgjigje për këto pyetje te autoritetet tuaja”, citohet të ketë thënë Hill. /FolDrejt/