E martë, 7 Maj, 2024

Kombëtarja e Kosovës zbret sërish në fushë në shtator

Lexoni edhe..

Kombëtarja e Kosovës ka thvilluar katër ndeshje vetë brenda këtij muaji.

Pjesëmarrja në këto ndeshje ka qenë kyçe për Ligën e Kombeve. Dy humbjet nga katër ndeshjet e mbajtura e shuan  qëllimin e “Dardanëve” për t’u renditur në vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C, transmeton Fol Drejt.

Më dy qershor, Kosova triumfoi ndaj Qipros në udhëtim me rezultat 2-0, pastaj u mposhtën në Prishtinë nga Greqia më pesë qershor. Në ndeshjen e tretë, “Dardanët” luajtën sërish në “Fadil Vokrri” më nëntë qershor ku e mposhtën Irlandën e Veriut me rezultat 3-2 dhe në fund me 12 qershor u mposhtën sërish nga Greqia në udhëtim me rezultat 2-0.

Më 24 shtator “Dardanët” luajnë si mysafir ndaj Irlandës së Veriut dhe pastaj e mbyllin këtë ligë  në ndeshjen kundër Qipros që do të mbahet në Prishtinë më 27 shtator 2022./FolDrejt/

 

Të ngjajshme