Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka marrë disa vendime në mbledhjen e zhvilluar sot, në lidhje me disa nga masat anti-Covid.
Bazuar në situatën e deritanishme epidemiologjike ata vlerësuan se situata është përmirësuar, transmeton Fol Drejt.
Duke filluar nga 1 maji, do të hiqet detyrimi për të paraqitur dokumentin e vaksinës, dokumenti i testimi për SARS Cov2, dhe certifikata e shërimit për shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.
Gjithashtu do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës por rekomandohet mbajtja e tyre në ambientet e mbyllura.
Një tjetër vendim i komitetit është lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës.
Gjatë fjalës së saj, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sistem imunitar të kompromentuar, mund të kryejnë dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit.
Rakacolli nënvizoi se komiteti do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe këto masa do të vlerësohen në dinamikë duke u bazuar në nivelin e riskut në vend apo edhe në botë./FolDrejt/