Deputetja e Parlamentit Evropian dhe kryetarja e Socialdemokracisë, Tanja Fajon, është kandidatja kryesore për ministre të Jashtme të Sllovenisë në qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga fituesi i zgjedhjeve parlamentare të së dielës, Robert Golob.
Partia “Liria”, të cilën Golob e nisi me transformimin e partisë mjedisore, para zgjedhjeve, fitoi 35% të votave në zgjedhjet parlamentare në Slloveni dhe “do të formojë qeveri me të majtën”.
Në qeveri mund të hyjnë socialdemokratet Tanja Fajon, e cila fitoi shtatë mandate dhe e majta, e cila fitoi pesë vende./FolDrejt/