Ryuji Kimura, i dyshuar për hedhjen e një bombe ndaj kryeministrit japonez Fumi Kishida, ka një histori interesante ndaj qeverisë, pasi ai pretendon se i është ndaluar padrejtësisht të kandidojë në zgjedhjet kombëtare, njoftuan sot mediat japoneze.
Kimura ngriti një padi në Gjykatën e Qarkut Kobe qershorin e kaluar, duke pretenduar se ai nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për shkak të moshës dhe paaftësisë për të përgatitur një depozitë prej tre milionë jenësh (22,339 dollarë), raportoi e përditshmja Yomiuri dhe më pas edhe Reuters.
Sipas procesverbalit, 24-vjeçari Kimura pretendon se ligji zgjedhor shkel kushtetutën, e cila ndër të tjera parashikon barazinë para ligjit, transmeton Fol Drejt.