Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian që të mbajë një qëndrim të përbashkët dhe koherent ndaj Kinës, pas deklaratave të fundit të presidentit francez Emmanuel Macron, në të cilat ai sugjeroi që blloku duhet të shmanget në konflikt me Pekinin dhe SHBA-së, ku shkaktoi reagime të ndara.
Siç raportohet nga Bloomberg, Von der Leyen u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian në Strasburg se BE-ja duhet të diversifikohet më qartë nga Kina dhe të përdorë më mirë instrumentet e saj të mbrojtjes tregtare.
Macron dhe Von der Leyen vizituan Pekinin në fillim të këtij muaji, pas së cilës presidenti francez tha se BE nuk duhet të bëhet një “vasal” në konfliktin SHBA-Kinë, transmeton Fol Drejt.