Me kërkesë të Indonezisë dhe Sri Lankës, Holanda do t’u kthejë atyre vendeve 478 objekte kulturore që u mori gjatë periudhës koloniale.
Sekretarja e Shtetit në Ministrinë Holandeze të Kulturës, Gunaj Uslu, beson se këto objekte përfunduan në Holandë padrejtësisht gjatë periudhës koloniale, qoftë me grabitje apo detyrim, transmeton Nos.
Këto objekte janë tani në koleksionet e Rijksmuseum dhe Muzeut të Kulturave Botërore, dhe ndër këto artefakte më të famshmit janë “Thesari Lombok” nga Indonezia dhe Topi Kandyan nga Sri Lanka./FolDrejt/