Lojtarët e Real Madridit do të luajnë katër ndeshje në turneun veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi klubi madrilen.
Më 24 korrik Reali do të luajë kundër Milanit në Los Anxhelos, ndërsa tre ditë më vonë rival i klubit madrilen do të jetë Manchester United në Hjuston.
Lojtarët e Realit dhe Barcelonës do të takohen më 29 korrik në Dallas, ndërsa klubi madrilen do të luajë ndeshjen e fundit në SHBA më 3 gusht në Orlando kundër Juventusit të Torinos./FolDrejt/