Deputeti nga radhët e LDK-së dhe njëherit ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos marrëdhënieve me SHBA-të dhe BE-në.
Hoti, përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, ka thënë se Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve dhe jo duke u konfrontuar me ta.
“Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës.
Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve, e jo duke u konfrontuar me ta.
Kosova nuk ka dobi nga veprime të cilat sado të drejta që duken në shikim të parë, na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë — që është integrimi në BE e NATO dhe miqësia e përhershme me ShBA-në.”, është shprehur Hoti në postimin e tij./FolDrejt/